Morata shpërthen me kurorën e trefishtë

Futboll

Morata shpërthen me kurorën e trefishtë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:05
Pamje nga ndeshja

Në javët e fundit kombëtarja e Spanjës ishte vënë në gojën e të gjithëve për çështje më së shumti ekstrasportive, ku më e fundit ishte harresa e këpucëve të futbollistëve. Por në Tbilis, Spanja u ka vënë kapak debateve duke e kthyer vëmendjen vetëm te futbolli i luajtur falë fitores 1-7 ndaj Gjeorgjisë.

Një nga protagonistët ishte sulmuesi i Atletikos së Madridit, Alvaro Morata, i cili shënoi tre gola.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të pas një krosimi të Marko Asensios.

Goli i dytë i Moratës erdhi pak para fundit të pjesës së parë (ishte goli i 0-4).

Pas pushimit mbërriti dhe goli i tretë pas një pasimi të shkëlqyer nga Mikel Merino.

Pas kësaj triplete, Morata ka arritur 33 gola me Spanjën, duke iu afruar David Silvës që ndodhet në vendin e katërt në historinë e golashënuesve të Spanjës me 35 rrjeta. Pas ndeshjes, Morata u shpreh shumë i kënaqur me tripletën e tij dhe me suksesin e Spanjës.

“Në fakt e prisja shumë më të ndërlikuar këtë takim, por gjithçka shkoi mjaft mirë për ne. Kemi dominuar tërësisht takimin dhe e kemi merituar suksesin ndonëse shifrat mund të duken të ekzagjeruara. U jam mirënjohës kolegëve të mi, jam gati t’i nxjerr për drekë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat