Werner, në krizë, Flick nuk i mbyll dyert

Futboll

Werner, në krizë, Flick nuk i mbyll dyert

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 10:51
Werner

Pas përvojës zhgënjyese te Chelsea, Timo Werner shpresonte të gjente veten te klubi ku nisi karrierën në futbollin profesionist, te Leipzig.

Sezonin e kaluar ai shënoi 16 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa në sezonin që sapo ka nisur ai po mundohet edhe për të shënuar edhe për të gjetur hapësirë.

Një paraqitje që e përjashtoi në mënyrë të pashmangshme nga ftesat e Flick për ndeshje miqësore.

Pavarësisht kësaj, trajneri Gjermanisë, nuk përjashtoi mundësinë që Werner mund të ftohej në të ardhmen.

“Ai nuk është shumë mirë për momentin në klubin e tij dhe duhet të punojë për disa gjëra. Por nëse e bën, jam i sigurt se do të jetë në gjendje të rikthehet”-deklaroi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat