Ish - futbollisti i Man Utd bëhet bashkëlojtar me Rashicën te Besiktasi

Futboll

Ish - futbollisti i Man Utd bëhet bashkëlojtar me Rashicën te Besiktasi

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:24
Pamje nga prezantimi

Eric Bailly e ka qartësuar të ardhmen e tij në futboll.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka kompletuar transferimin te Besiktas gjatë ditës së sotme.

Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga Stambolli.

Aty, ai do ta gjejë yllin e Kosovës, Milot Rashicën, i cili po ashtu u transferua atje këtë verë.

Bailly ishte pjesë e Manchester Unitedit nga viti 2016, kurse sezonin e kaluar ishte në huazim te Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat