I doli në mbrojtje Rubialesit, Federata Spanjolle shkarkon trajnerin e ekipit të femrave!

Futboll

I doli në mbrojtje Rubialesit, Federata Spanjolle shkarkon trajnerin e ekipit të femrave!

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 17:22
Spanja

I doli në mbrojtje Rubialesit, Federata Spanjolle shkarkon trajnerin e ekipit të femrave!

Kohës së Horge Vildës në krye të ekipit të femrave, i ka ardhur fundi. Federata Spanjolle (RFEF) i ka komunikuar këtë të martë trajnerit të deritanishëm dhe drejtorit teknik të futbollit të femrave shkarkimin e tij nga të dyja detyrat.

Ai shkarkohet pas 8 vitesh në krye të kombëtares dhe kjo ndodh vetëm pak javë, pasi fitoi titullin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjol për femra: Kupën e Botës të zhvilluar në Australi dhe Zelandën e Re.

Vilda ka drejtuar gjithsej 108 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 75 fitoresh, 16 barazime dhe 17 humbje, si dhe 310 gola pro dhe 58 kundër, duke arritur një Botëror (2023), si dhe një Kupë Algarve (2017) dhe një Kupë Qipro (2018) – turne jo zyrtar.

E gjithë situata erdhi pasi 42-vjeçari i doli në mbrojtje presidentit të Federatës, Luis Rubiales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat