Shehi bën thirrje për kujdes: Nuk është Teuta e vitit të kaluar

Futboll

Shehi bën thirrje për kujdes: Nuk është Teuta e vitit të kaluar

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:02
Shehi

Orges Shehi shpreson që skuadra e Tiranës të vazhdojë rrugëtimin pozitiv në këtë start të kampioantit.

Megjithatë, në daljen e tij para mediave sot, një ditë para ndeshjes me Teutën, ai ka bërë thirrje për kujdes, pasi përballe ka një skuadër thuajse të panjohur, meqë durrsakët kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Si është gjendja e skuadrës dhe kundërshtari?

Skuadra është e plotë por do të shohim.

Nga kundërshtari në kundërshtar ka ndryshime. Nuk janë të njëjtët. Jemi në javët e para të kampionatit. Jemi në ndeshjen e dytë, jemi në fillim. Kur kalojnë javë, kemi më shumë informacion. Më vonë do të shohim si janë vendosjet

Si mund të jetë formacioni?

Na mungon 1 ditë stërvitje dhe mund të ketë lëvizje ose jo. Nesër do ta shohim se kush do të luajë. Teuta? Përderisa është sfidë e parë, kemi pak informacion. Ndoshta Teuta ka më shumë për ne, por nga minuta në minutë do të kemi më shumë informacion, si vendosemi e si luajmë.

Tirana luan dy ndeshje jashtë…

Miti i fushës në Shqipëri ka rënë. Skuadrat janë njësoj dhe një stadium që të lejon të luash, nuk ka avantazh ose disavantazh.

Ndryshimi i Teutës nga sezoni i kaluar?

Nuk e dimë gjendjen e kundërshtarit. Kemi informacion përciptazi që kanë lëvizur shumë. Ka lojtarë të rinj që duan të bëjnë mirë. Duhet parë gjendja,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat