Balde zbarkon në Lyon

Futboll

Balde zbarkon në Lyon

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:33
Lyoni

Lyon ka nisur përgatitjet për sfidën e fundjavës, atë ndaj Paris Saint-Germain, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1.

Skuadra e Blanc ka bërë një nisje jo të mirë, me vetëm një pikë në tre ndeshjet e para duke lënë shumë për të dëshiruar, ndërsa tani, në orët e fundit të merkatos ka pasur zhvillime të reja në klub.

Mama Balde ka zbarkuar në Lyon dhe do të bashkohet menjëherë me skuadrën sapo të firmosë, me sulmuesin që vjen nga Troyes, ndërsa në këtë fillim sezoni ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ndërkohë që edicionin e kaluar realizoi 12 gola në 34 ndeshje, madje duke dhuruar edhe dy asist.

Një lëvizje kjo e domosdoshme, pasi shtatë herë kampionët e Francës kanë vuajtur mungesën e golit, sepse në tre ndeshjet e para kanë shënuar vetëm dy gola.

Por, jo vetëm për këtë arsye, por edhe për faktin se përgjegjësia e këtij reparti mbahet vetëm nga Lacazette, që pavarësisht sezonit të kaluar me 27 gola, mosha e tij, aktualisht 32 vjeç nuk i jep komoditetin e duhur trajnerit Blanc.

Gjithashtu ka lëvizje edhe në derën dalëse, me Amin Sarr që ndeshjen e fundit kundër Nice luajti si titullar, duke zëvendësuar pikërisht Lacazette, ndërsa pritet të largohet nga skuadra.

Suedezi, lojtar për të cilin Lyon shpenzoi 12 milionë euro është në kontakt të vazhdueshëm me Wolfsburg dhe palët pritet që shumë shpejtë të mbyllin këtë operacion.

22-vjeçari pritet të largohet me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje dhe tashmë gjithçka duket në rrugën e duhur që suedezi të vijojë karrierën në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat