Shkupi i fortë për Gostivarin

Futboll

Shkupi i fortë për Gostivarin

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 18:18
Pamje nga një ndeshje

Shkupi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Gostivarit, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit maqedonas.

Për Shkupin shënuan Hoxhiq (26’-nga penalltia), Sahiti (70’), Vosha (90+7’) dhe për Gostivarin realizoi Potuk (64’).

Shkupi ngritet në vend të katërt me 8 pikë dhe Gostivari bie në të 11-tin me 3 sosh.

Gostivari nuk po kalon rezultate të mira, nga pesë ndeshje ka një fitore e ka pësuar katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat