Arsenal nis fushatën e spastrimit

Futboll

Arsenal nis fushatën e spastrimit

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:51
Logo e Arsenalit

Arsenal, pasi ka mbyllur fushatën e blerjeve, ka nisur nga puna për të larguar lojtarët që janë të tepërt.

Sipas mediave britanike, janë 9 të tillë që pritet të lënë Londrën gjatë ditëve të mbetura të merkatos së verës.

Në listën e lojtarëve që janë me valixhen gati përfshihen emrat e Folarin Balogun, Gabriel Magalhaes, Kieran Tierney, Takehiro Tomiyasu, Sambi Lokonga, Rob Holding, Cedric Soares, Nicolás Pepe dhe Nuño Tavares.

Klubi londinez është në pritje të ofertave të kënaqshme, që do të balanconin disi bilancin pas shpenzimeve të mëdha që janë bërë këtë verë. Për momentin, i vetmi që ka oferta të mira është Balogun, që kërkohet nga Monaco dhe Chelsea.

Sipas trajnerit Mikel Arteta, këta lojtarë mund të lënë klubin, që po përpiqet të gjejë një sistemim për ta, duke i shitur apo dërguar në skuadra të tjera në formë huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat