Milot Rashica debuton me asistim për gjigantin turk, e mposhtin Dynamon e Kievit

Futboll

Milot Rashica debuton me asistim për gjigantin turk, e mposhtin Dynamon e Kievit

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:03
Pamje nga ndeshja

Besiktas në cilësinë e mysafirit ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Dynamos së Kievit.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në Bukuresht, në kuadër të ndeshjes së parë të play - off-it të Conference League.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka debutuar në fanellën e gjigantit turk, Besiktas.

Rashica u aktivizua në minutën e 64-të dhe në atë të 90+5 ka asistuar për fitoren e madhe.

Për Dynamon shënuan Shaparenko (60') e Voloshyn (66') dhe për Besiktasin realizuan Aboubakar (40' - nga penalltia), Colley (64'), Zaynutdinov (90+5’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat