Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

Futboll

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

Nga: K. G. Më: 23 gusht 2023 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Skuadra zvicerane Young Boys nga Bernë ka luajtur baras (0:0) në duel me Maccabi Haifa-n.

Përballja u zhvillua në stadiumin “Sammy Ofer” në Haifa, para 29.864 shikuesve.

Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, ka luajtur standard për Young Boysin, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45+2.

Imeri është zëvendësuar në minutën e 61-të.

Young Boys ka marrë një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit në kuadër të play –off-it të Champions League.

Në javën e ardhshme do të dihet se cila nga këto skuadra do të kualifikohet në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat