Buffon: Napoli, Inter dhe Juventus janë favoritë për të fituar Serie A

Futboll

Buffon: Napoli, Inter dhe Juventus janë favoritë për të fituar Serie A

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:48
Gianluigi Buffon

Gjatë intervsitës së dhënë për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Gianluigi Buffon foli për sezonin e ri të Serie A.

“I bukur, spektakolar. Mendoj se Juventus, Inter dhe Milan do të rivalizojnë Napolin për Scudetto. Jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë.

Favoriti kryesor për ta fituar Serie A? Napoli, Inter dhe Juve. Kush do të luftojë për zonën e Champions League? Përveç këtyre të treve, shtoj Milanin, Lazio dhe Roma.

Napoli? Unë jam kurioz të shoh se si ekipi do të menaxhojë post-Scudetto. Nuk është asnjëherë e thjeshtë”, është shprehur Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat