A do të largohet Jorginho?

Futboll

A do të largohet Jorginho?

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:26
Jorginho

Italiani Jorginho nuk do të largohet gjatë kësaj verë nga Arsenali.

Ish-futbollisti i Chelseas, kërkohet nga Lazio dhe Fenerbahçe, por sipas agjentit të lojtarit, Joao Santos, italiani është i vendosur të qëndrojë në ‘Emiratës’.

“Jam i sigurt se Jorginho do të qëndrojë në Arsenal. Ai është i lumtur në Angli”, tha ai.

“Kam marrë disa telefonata nga Arabia Saudite dhe gjithashtu nga disa klube spanjolle, por ai do të qëndrojë në Arsenal, kjo gjë është vendosur”, ka theksuar agjenti i Jorginhos.

Kontrata e 31-vjeçarit me Arsenalin është e vlefshme deri në vitin 2024 me opsion edhe për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat