Fazliu i bashkohet Vushtrrisë 

Futboll

Fazliu i bashkohet Vushtrrisë 

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:07
Drilon Fazliu

Vushtrria po përgatitet për fillim sa më të mirë të garave në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Vushtrriasit janë përforcuar me futbollistin Drilon Fazliu.

“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin Drilon Fazliu!

Driloni, edhe pse me shumë oferta në tavolinë nga klube të ndryshme të Superligës, ai pa hamendje zgjodhi klubin e zemrës.

Ai vjen nga skuadra e KF Llapit, skuadër me te cilën është paraqitur edhe në gara europiane.

Drilonit i urojmë mirë se ardhje dhe shumë suksese”, njofton FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat