Nuhiu: Kampionati është i fortë 

Futboll

Nuhiu: Kampionati është i fortë 

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 14:51
Ardian Nuhiu

Një gol i Almir Aganspahiç në kohën shtesë të ndeshjes (90’+1) i ka dhënë Shkëndijes me fitore në sezonin 2023/2024 në elitën e futbollit maqedonas. 

Triumfi 1:0 në fushë të Voska Sportit në Ohër i dha Shkëndijës startin e planifikuar të kampanjës së re, derisa shefi i stafit teknik Ardian Nuhiu vlerëson insistimin e skuadrës për mos me u dorëzuar deri në moment të fundit. 

“Personalisht mendoj se fitorja erdhi me shumë luftë, me shumë grintë dhe dua të përgëzoj futbollistët për angazhimin, për luftën. 

E kemi ditur se kundërshtari do të jetë një “kockë” e fortë sepse theksuam se realisht kanë sjellë shumë futbollistë.

Por dëshira, agresiviteti, lufta e futbollistëve e bënë që në fund të shpërblehemi me fitore.

Gjithashtu përkrahja maksimale e tifozëve që dua t’i falënderoj, ishte jashtëzakonisht domethënëse, pasi nuk u ndalën në asnjë moment dhe dhanë motiv shtesë për futbollistët për të vazhduar dhe për ta fituar takimin”, tha Nuhiu. 

Ai flet edhe për momentin negativ:

“Realisht shkoi gjithçka mirë, nuk jam i kënaqur me dëmtimin e Ramadanit, më vjen keq që erdhi aq shpejtë, por mendoj se pjesa tjetër pastaj është menaxhuar shumë mirë, sepse ishim një periudhë kur ishim me një futbollist më pak dhe ishim mjaft te disiplinuar për të menaxhuar lojën.

Në momentin që u barazuam me futbollistë me kundërshtarin, morëm iniciaticën prapë për ta kërkuar fitoren dhe mendoj se me shumë meritë e kemi marrë.”

Kur donte golin?

“Realisht në pjesën e parë kishim raste për të shënuar, u kanosëm me Dashin (Elezi), me Çinarin, por thjesht mungoi vetëm finalizimi.

Por prapë kthehemi te lufta sepse kampionati është i fortë, i vështirë dhe në momentin që lufton kështu, pastaj edhe do të shpërblehesh”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat