Reagon Dinamo: Shprehim shqetësimin

Futboll

Reagon Dinamo: Shprehim shqetësimin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Futbolli tani është në rend të dytë në Athinë, pas vrasjes së 20 vjeçarit nga huliganët e Dinamo Zagrebit, arrestimit të 100 personave dhe dëmeve të mëdha materiale. Me këtë rast ka reaguar edhe skuadra kroate, të cilën e përcjellim pa ndryshime.

“Dinamo dënon ashpër trazirat e ndodhura mbrëmë në Athinë, ku sipas raportimeve të policisë greke dhe mediave greke e kroate, rebelë nga Kroacia janë përfshirë në një incident me tifozë të klubit grek të futbollit AEK. Ngjarje të tilla nuk janë në përputhje me vlerat dhe etikën që ne promovojmë si klub dhe komunitet.

Si një organizatë sportive, ne jemi gjithmonë të përkushtuar për të promovuar lojën e ndershme, sportivitetin dhe një atmosferë pozitive në stadiume. Trazirat jo vetëm që kërcënojnë sigurinë e të gjithë të pranishmëve, por dëmtojnë edhe reputacionin e futbollit si një sport që bashkon njerëzit dhe kulturat.

Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë incident.

Fatkeqësisht një person ka humbur jetën gjatë trazirave. Dinamo shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e të ndjerit.

Edhe një herë kujtojmë dhe ftojmë të gjithë tifozët e Dinamos që të mos udhëtojnë në ndeshjen në Greqi, duke qenë se UEFA në marrëveshje me policinë, vendosi që të dyja ndeshjet të luhen pa tifozë vizitorë.

Dinamo mbetet e përkushtuar për të krijuar një mjedis në të cilin dashuria për sportin shprehet në mënyrë pozitive, përmes bashkimit, respektit dhe bashkëpunimit”, thuhet në faqen e klubit të Zagrebit", rweagon Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat