Liverpool i bën nder PSG-së

Futboll

Liverpool i bën nder PSG-së

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:19
Mbappe

Kylian Mbappé mund të luajë sezonin e ardhshëm në Premier League për Liverpool-in, përpara se të transferohet te Real Madridi falas, verën e vitit 2024. Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia.

Sipas “Mirror” të kuqtë e “Anfield” do të ishin të gatshëm të zgjidhnin një pjesë të problemit të PSG-së, duke marrë përsipër pagën e madhe të sulmuesit (72 milionë euro bruto) dhe paguar një shumë bujare të papërcaktuar për huazimin e tij.

Pastaj, verën e ardhshme, kampioni transalpin do të vulosë “martesën” e shumëpritur me Real Madridin. 

Pasi Mbappé refuzoi të takohej me drejtuesit e Al-Hilal, klubi saudit me të cilin PSG kishte arritur marrëveshje për shumën rekord të 300 milionë eurove, Liverpool duket se po iu ofron francezëve një rrugëdalje, të cilët nuk mund ta përballojnë ta humbasin lojtarin zero verën e ardhshme.

Shifra larg mbi 200 milionë eurove të kërkuara nga PSG, por që do të bënte të mundur që të kurseheshin disi sheikët nga Katari, të cilët, përveç pagës monstruoze, përfundimisht duhet t’i garantojnë Mbappe-s edhe 70 milionë të tjera si bonus besnikërie, që nuk u largua në verën e vitit 2023.

Në gjithë këtë situatë kaotike, Real Madridi qëndron i qetë dhe pret. E vetmja gjë e sigurt është se, në pak ditë apo muaj, Mbappé do të jetë një futbollist i ri i bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat