Gonzalez i bashkohet Portos nga Barcelona

Futboll

Gonzalez i bashkohet Portos nga Barcelona

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:34
Nico Gonzalez

Nico Gonzalez do ta vazhdojë karrierën në Portugali te skuadra e Portos.

Porto e bleu spanjollin për 8.4 milionë euro me kontratë deri në qershorin e vitit 2028.

Klauzola e lirimit të tij është caktuar në 60 milionë euro, teksa Barcelona do t’i ketë 40% në shitjet e ardhshme.

Katalonasit gjithashtu e kanë mundësinë për ta rikthyer Nicon deri në qershorin e vitit 2025 për shumën e 30 milionë eurove.

Sezonin e kaluar, Nico Gonzalez e kaloi në huazim te skuadra e Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat