Pedro: Do dëshiroja ta mbyllja këtu karrierën!

Futboll

Pedro: Do dëshiroja ta mbyllja këtu karrierën!

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:25
Pedro

Lazio po mendon seriozisht për sezonin e ri, ndërsa sot ka njoftuar edhe rinovimin e Pedro-s.

Në konferencën për shtyp, braziliani u shpreh i lumtur që do të jetë përsëri pjesë e Lazio-s.

“Dua të falënderoj presidentin Lotito, por edhe trajnerin Sarri.

Këtu ndihem si në shtëpi, Lazio tani është familja ime.

Jam shumë i lumtur që këtë sezon do të luajmë edhe në Champions League. A do ta mbyll karrierën këtu? Pse jo.

Këtu ndihem shumë mirë, Italia më ka mirëpritur dhe jam shumë i lumtur, me shokët e skuadrës dhe po ashtu edhe me tifozët. Për mua do të ishte kënaqësi që ta mbyllja karrierën këtu”-përfundoi ish-lojtari i Chelsea dhe Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat