Dzeko: Fenerbahçe, sfida më e mirë për mua

Futboll

Dzeko: Fenerbahçe, sfida më e mirë për mua

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:10
Dzeko

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko është gati të nisë aventurën e re me fanellën e Fenerbahçes.

Dzeko gjatë kësaj verë iu bashkua gjigantit turk nga Interi. 37-vjeçari në një konferencën për media, tregoi se edhe më parë ishte kërkuar nga Fenrebahçe.

“Kontakti im i parë me këtë klub daton dy vjet më parë. Ne patëm disa biseda të mira, unë isha shumë i impresionuar nga klubi.

Por në atë kohë unë pothuajse kisha arritur marrëveshje me Interin”, ka thënë Dzeko.

“Këtë herë gjithçka ndodhi shumë shpejt. Klubi më ofroi dhe më tha se donin të fitonin përsëri kampionatin pas kaq shumë vitesh. Kjo është sfida më e mirë për mua”, ka theksuar Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat