Sezon për t'u harruar europian i Shkëndijës, kënaqen me vetëm 250 mijë euro!

Futboll

Sezon për t'u harruar europian i Shkëndijës, kënaqen me vetëm 250 mijë euro!

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:39
Shkëndijën

Aventura europiane nuk ishte në nivelin e pritur për Shkëndijën e Tetovës. Edhe pse pati ndryshime në stafin teknik, “kuqezinjtë” ishin shumë larg pritshmërive.

Mbrëmë skuadra e Ardian Nuhiut u eliminua nga skuadra e Haverfordëest nga Uellsi, edhe atë pas ruletit të penaltive, kjo pasi edhe ndeshja e zhvilluar në “Cardif City Stadium” u mbyll me rezultatin 1:0 në favor të skuadrës kundërshtare, rezultat me të cilin Shkëndija kishte shënuar fitore një javë më parë në Shkup.

Megjithatë mbërë të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu nuk arritën të gjejnë rrjetën kundërshtare, duke mbyllur shumë herët rrugëtimin e tyre në Kupat e Europës.

Mirëpo, drejtuesit mund të ngushëllohen me faktin se kanë arritur të grumbullojnë 250 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat