Berishën e pengon një detaj

Futboll

Berishën e pengon një detaj

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:23
Berishën

Etrit Berisha nuk është më pjesë e planeve të Torinos dhe kjo është e qartë prej sezonit të kaluar ku portieri i kombëtares nuk regjistroi asnjë ndeshje në elitën italiane duke përfunduar jashtë projektit të trajnerit Ivan Juric.

34-vjeçari nuk është pjesë e stërvitjeve të skuadrës as në këtë fazë përgatitore ndërsa në klubin”Granata” presin oferta për gardianin duke qenë se Berisha është nën kontratë me italianët deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Por, problem duket se është paga që përfiton Berisha në Itali.

Aktualisht, gardiani përfiton diçka më pak se dy milionë euro, por një pagë të tillë vështirë se mund t’ia ofrojnë klube të tjera, ndaj për momentin situata e tij ka mbetur në vendnumëro.

Kujtojmë se emri i Berishës është lakuar edhe në Turqi tek skuadra e Fatih Karamguruk, por që ende nuk ka asnjë të re në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat