Vidal bëhet me ekip të ri

Futboll

Vidal bëhet me ekip të ri

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:13
Vidal

Mesfushori Arturo Vidal i është bashkuar Atletico Paranaense.

Pak ditë më parë, 36-vjeçari kilian u nda nga Flamengo dhe sot u prezantua zyrtarisht si i sapoardhur në një tjetër klub brazilian, Atletico Paranaense.

Kontrata e mesfushorit llogaritet deri në fund të këtij viti.

Arturo Vidal u shfaq në 51 ndeshje të Flamengos në dy sezone, duke shënuar dy gola dhe tre asistime.

Më parë, futbollisti ka mbrojtur ngjyrat e Interit, Barcelonës, Leverkusen, Juventus, Bayer dhe Colo-Colo. Për kombëtaren e Kilit, Vidal luajti 138 ndeshje, duke goditur portën e kundërshtarëve 33 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat