Nuhiu: Djemtë treguan karakter, nuk u dorëzuan asnjë moment

Futboll

Nuhiu: Djemtë treguan karakter, nuk u dorëzuan asnjë moment

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:24
Nuhiu

Një gol i Shalës i ka dhënë fitore Shkëndijes së Tetovës me rezultat 1:0 përballë Haverfordwest County AFC në ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Europa Conference League.

Trajneri Ardian Nuhiu pas ndeshjes vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe gjasat e krijuara, duke shpresuar se në ndeshjen e kthimit efikasiteti të jetë në nivel për kalim në raundin e dytë.

 “Deklarova edhe dje, se në këto nivele nuk ka kundërshtarë të dobët.

E kishim një kundërshtarë që ishte shumë i disiplinuar, na la shumë pak hapësira dhe kishte ide të qarta, për tu mbrojtur dhe po kërkonte kundërsulme që të na ndëshkojë.

Krijuam mjaftueshëm realisht, ndoshta me pak fat do të shënonim edhe ndonjë gol, por un jam i kënaqur me përformancën e djemve sepse ëshë ndeshja e parë dhe në këto nivele të krijosh aq shumë raste, ndoshta vetëm thjesht mungoj fati.

Djemtë treguan karakter, nuk u dorëzuan asnjë moment, gjithmonë ishin në kërkim dhe më pëlqeu se si menaxhuam situatat e tyre në aspektin e kundërsulmit.

Pra kemi qenë shumë agresiv dhe në momentin që është humbur topi, kemi reaguar për të marrë dhe për të filluar për të ndërtuar tjetër aksion", tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat