Willian, gati t’i bashkohet Nottingham Forestit

Futboll

Willian, gati t’i bashkohet Nottingham Forestit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:52
Willian

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelsea-t, Willian, është gati t’i bashkohet Nottingham Forestit në një transferim me parametër zero.

Sipas raportimeve të BBC, anglezët janë pranë finalizimit të nënshkrimit me anësorin.

34-vjeçari zhvilloi 30 ndeshje për Fulhamin sezonin e kaluar. Braziliani shënoi pesë gola dhe dha gjashtë asiste gjatë sezonit 2022-23, ku iu ofrua një opsion për të zgjatur qëndrimin e tij në Londër.

Willian do të bëhet nënshkrimi i parë i Nottingham në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat