Zyrtare: Saliba rinovon kontratën me Arsenalin

Futboll

Zyrtare: Saliba rinovon kontratën me Arsenalin

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:21
William Saliba

Përmes një komunikate zyrtare, Arsenali e ka konfirmuar se William Saliba ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Saliba ka nënshkruar një kontratë të re e cila do ta mbajë atë te Arsenali deri në muajin qershor të vitit 2027.

22 vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të skuadrës për sezonin 2022/23, duke bërë 33 paraqitje në të gjitha garat, në të cilët kontribuoi me tre gola dhe një asistim.

Pasi që nënshkroi një kontratë të re, Saliba gjithashtu ka ndryshuar edhe numrin e tij të fanellës, ku nga sezoni i ri do të bartë numrin 2 në fanellën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat