Ish - trajneri i Barçës kritikon

Futboll

Ish - trajneri i Barçës kritikon

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:48
Ronald Koeman

Ronald Koeman kritikon merkaton e Barcelonës. Kampionët e Spanjës kanë siguruar deri tani dy afrime: të dy me parametra zero.

Katalanasit përforcuan mesfushën me Ilkay Gundogan, ish-kapitenin e Manchester City.

Dhe mbrojtjen me Inigo Martinez nga Athletic Bilbao.

Por të dy janë 32-vjeçare dhe një gjë e tillë nuk i pëlqen shumë ish-trajnerit, aktualisht në stolin e kombëtares së Holandës.

“Më pëlqen afrimi i Gundogan, sepse ai është një futbollist i madh.

Por, një klub duhet të mendojë edhe për të ardhmen.

Sigurisht që nuk diskutohen lojtarë si Gundogan dhe Lewandowski. Por nuk mund të nënshkruash çdo sezon me emra të tillë.

Unë mendoj se është më mirë të firmosësh me lojtarë 22-vjeçarë, jo 33 apo 34-vjeçarë”, theksoi Koeman.

Ky i fundit drejtoi Barcelonën në periudhën gusht 2020-tetor 2021, duke fituar Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat