Onana, një hap larg lamtumirës nga Interi

Futboll

Onana, një hap larg lamtumirës nga Interi

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:50
Onana

André Onana do të largohet nga Interi për t’u transferuar te Manchester United.

Në pritje të njoftimit zyrtar, që do të arrijë vetëm pasi të jenë zbardhur detajet e fundit, thelbi i çështjes dhe rezultati i negociatave disaditore është ky.

Portieri kamerunas do të jetë portieri i ri i “Djajve të Kuq”, trashëgimtari i De Geas, ndërsa Interi do të marrë nga 50 deri në 55 milionë euro, duke përfshirë bonuset. Synimi i Interit është të afrohet sa më shumë te 55 milionët.

Onana ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e Ten Hag për portën, pasi De Gea u likuidua, duke pasur parasysh përvojën e ndarë me të në Holandë, tek Ajax. Interi, edhe për arsye buxheti, e ka konsideruar gjithmonë portierin 27-vjeçar të shitshëm pas mbërritjes falas verën e kaluar.

E përkthyer: një fitim kapital, që është shumë joshës për t’u arkëtuar, por pa e zvogëluar vlerën e lojtarit.

Kjo është arsyeja pse Interi nuk ka qenë kurrë i gatshëm të shkojë nën një vlerësim prej 52 milionë eurosh, duke i kthyer dërguesit propozime të ndryshme, përpara se të uleshin në tavolinë për të përcaktuar detajet.

Në Angli, për të qenë të saktë “Mirror”, flasin për 46 milionë euro plus bonuse për Interin, ndërsa “De Telegraaf” në Holandë shkon deri në 55 milionë euro, duke përfshirë bonuset, që do ta bënin të lumtur Interin. Për portierin është gati një kontratë 5-vjeçare, që do të firmoset tërësisht nga fillimi, ose e ndarë në 4 vite plus një opsion për vitin pasardhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat