Rrustem Aliaj: Të mbroni ngjyrat e klubit Suhareka me dinjitet 

Futboll

Rrustem Aliaj: Të mbroni ngjyrat e klubit Suhareka me dinjitet 

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:45
Rrustem Aliaj me kryetarin e komunës Bali Muharremaj

Kryetari i klubit të futbollit Suhareka, Rrustem Aliaj, gradualisht po e ndërton një ekip të fuqishme dhe pretendente për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Suhareka po mobilizohet në të gjitha aspektet, duke u shndërrua në një klub model për të tjerët.

Aliaj ka thënë se do të mbrohen ngjyrat e klubit me dinjitet. 

Image

Gjatë tubimit

“I nderuari kryetar i komunës z. Bali Muharremaj!

Të nderuar anëtarë të Bordit dhe Kryesisë së KF Suhareka

Të nderuar Shtab Teknik ne krye me Granit Begollin; të dashur futbollistë të klubit Suhareka; të dashur qytetarë dhe adhurues të klubit tonë; jam i nderuar dhe i privilegjuar  që sot të u drejtohem juve me rastin e fillimit të stërvitjeve dhe përgatitjeve për kampionatin e ri 2023/2024 më dëshirën dhe uratën që të jeni shëndosh dhe me vullnet të mirë që të vishni dhe të mbroni ngjyrat e klubit Suhareka me dinjitet. 

Unë besojë që ne si Bord dhe kryesi jemi përpjekur që të ofrojmë kushte optimale për punë dhe duke sjellë në klubin tonë futbollistë cilësor dhe të respektuar në futbollin e Kosovës.

Së bashku po fillojmë një sfidë të re jo të lehtë por mbi të gjitha duke u bazuar në frymën sportive dhe fer-plejit.

Misioni i futbollit është fisnik dhe tejkalon përmasat e një gare sportive, mbi të gjitha na bashkon dhe na ofron mundësinë e afrimit dhe të njohjes së njërit-tjetrit.

E di që sportistët nuk i kanë qejf shumë fjalimet sepse më shumë e duan fushën e gjelbër unë ju dëshirojë punë të mbarë dhe së bashku na priftë e mbara”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat