Galatasaray e "harron" Milot Rashicën, i vihet pas yllit të Man Unitedit

Futboll

Galatasaray e "harron" Milot Rashicën, i vihet pas yllit të Man Unitedit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:03
Pamje nga një ndeshje

Galatasaray është duke provuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Elanga.

Kampioni i Turqisë është duke hasur në vështirësi për ta mbajtur Milot Rashicën që edicionin e kaluar ishte huazim, andaj ka projektuar një nënshkrim të suedezit.

Mediumi turk "Aksam" raporton se Galatasaray përpos Elangas po e tenton edhe mbrojtësin e krahut Alex Telles.

Dyshja nuk janë në planet e Erik ten Hag dhe "Djajtë e Kuq" kanë dhënë dritën jeshile për t'i larguar nga "Old Traford".

Man Unitedi do të ishte i hapur për të pranuar ndonjë ofertë modeste nga klubi turk, që po vazhdon përforcimet para rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket Rashicës, anësori këmbëshpejtë është rikthyer te Norwich City mirëpo po e ëndërron nënshkrimin me Galatasaray derisa kërkohet edhe nga Fenerbahce dhe Besiktas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat