Sulmuesi francez do të përfitojë 6-6.5 milionë euro

Futboll

Sulmuesi francez do të përfitojë 6-6.5 milionë euro

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:17
Markus Turam

Markus Turam mund të quhet futbollisti më i ri i Interit.

Sulmuesi francez i cili ishte pranë Milanit, ka zgjedhur që të bashkohet me rivalët e qytetit të kuqezinjve.

Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi francez do të përfitojë 6-6.5 milionë euro, teksa te zikaltërit është afruar si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës me Borusia Mëshengladbahun.

Përveç Milanit, në garë për të ishin gjithashtu edhe PSG-ja e RB Lajpcig, por duket se projekti i Interit e ka bindur 100% Turamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat