Nuhiu: Nuk fshehim ambiciet që të kalojmë turin

Futboll

Nuhiu: Nuk fshehim ambiciet që të kalojmë turin

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:51
Ardian Nuhiu

Në Nyon u hodh shorti për raundin e parë kualifikues në “Conference League”, ku Shkëndija për rival do ta ketë skuadrën e Haverfordwest nga Uellsi, një kundërshtar totalisht i panjohur për të gjithë ne, përfshirë të gjithë edhe te Shkëndija.

Trajneri Ardian Nuhiu ka komentuar shortin.

Respekt maksimal për Haverfordwest County AFC. Në këto nivele nuk ka kundërshtar të dobët.

Na duhet të analizojmë mirë rivalin në çdo detaj dhe ndërkohë edhe ne të përgatitemi për duelet që ne presin dhe ku ne nuk fshehim se kemi ambicie të kalojmë turin”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat