​Mbappe: Të ardhmen do ta vendos në vitin 2024

Futboll

​Mbappe: Të ardhmen do ta vendos në vitin 2024

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:49
Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappes nuk do të dihet deri në vitin e ardhshëm, të paktën sipas asaj që ka deklaruar vet lojtari.

Ylli francez ditë më parë e ka njoftuar PSG-në se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij dhe se do të largohet pas përfundimit të sezonit të ri.

Për mikrofonat e Telefoot, ylli i PSG-së, përsëriti edhe një herë se kur do të vendosë për të ardhmen e tij.

E kam thënë tashmë që do të qëndroj në Paris sezonin e ardhshëm, e kam thënë shumë kohë përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Do të qëndroj në Francë në kampionatin e ardhshëm dhe të ardhmen time do ta vendos vetëm në vitin 2024. Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti, veçanërisht në një klub si Paris Saint Germain”, ka thënë Mbappe.

Mediat spanjolle e shohin Real Madridin si skuadrën e ardhshme të yllit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat