Publikohen formacionet zyrtare të Bylis - Kukësi

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Bylis - Kukësi

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:56
Kukësi

Ndeshja mes Bylisit dhe Kukësit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është një sfidë vendimtare për fatin e sezonit për të dy skuadrat që ndahen nga vetëm 4 pikë në renditje.

Ballshiotët janë në zonën e rënies direkte nga kategoria ndaj do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të afruar edhe një herë diferencën me ekipet që kanë më lart në renditje. Ndaj për ta, tre pikët janë domosdoshmëri.

Ndërkohë, Kukësi ka mundësinë që me një fitore sot të largojë përfundimisht makthin e rënies direkte dhe të mendojë me qetësisht për dy javët e fundit të kampionatit.

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Teqja, Trumçi, Adili, Zhongo, Zguro, Maçolli, Loran, Santos, Eskuerdinja, Danladi, Kaçorri.
Trajner: N. Shensoj

KUKESI: Tafas, Dragoshi, Lamçe, Bytyçi, Ndreca, Delimexhac, Ebert, Basha, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Barbosa.
Trajner: Rr. Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat