Napoli feston titullin e 3-të, çfarë thotë Blerim Xhemaili?

Futboll

Napoli feston titullin e 3-të, çfarë thotë Blerim Xhemaili?

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:45
Blerim Xhemaili në vitet kur luante për Napolin

Napoli feston titullin e kampionit të shumëpritur. 

Edhe futbollisti Blerim Xhemaili ka luajtur te Napoli mes viteve 2011 dhe 2014, është shprehur i lumtur për suksesin.

Ylli i FC Zurich dhe ish-lojtari i Napolit, Blerim Xhemaili flet për suksesin e Napolit.

“Është shumë i merituar.

Shfrytëzuan më së miri mundësitë e tyre”, shprehet i lumtur Xhemaili transmeton mediumi zviceran “Blick”. 

Lojtarin e Zurich-ut takojmë në picerinë e tij të preferuar në Cyrih, “Arcade Pizzeria Napoletana”.

Ai kujton se askush nuk e kishte Napolin në listën e favoritëve para sezonit.

Edhe për shkak se lojtarët e kalibrit si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly ishin larguar nga klubi, shkruan mediumi zviceran.

Megjithatë, Napoli tani ka ekipin më të mirë në Serie A, është i sigurt Xhemaili.

“Unë nuk shoh një mesfushë më të mirë, asnjë sulm më të mirë.

Ata gjithashtu kanë qendërmbrojtësit më të mirë Kim Min-jae dhe Giovanni Di Lorenzo”.

Nuk duhet harruar as njeriu në fushë - Luciano Spalletti.

“Të gjithë ata që flasin për të e përgëzojnë me tonet më të larta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat