Napoli një hap larg titullit kampion, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Napoli një hap larg titullit kampion, publikohen formacionet zyrtare

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:57
Napoli

Napoli është një hap larg titullit kampon, pasi një barazim në ndeshjen me Udinezen, i mjafton të kaltërve për t’u kurorëzuar.

Skuadra e Luçiano Spaletit nuk ia doli në shtëpi ndaj Salernitanës dhe tashmë duhet ta bëjë në transfertë.

Nga ana tjetër, skuadra e Udinezes vjen pa objektiva pasi ka siguruar mesin e artë në klasifikim.

Sa i përket rreshtimeve, titullar e nis Rrahmani edhe një herë tjetër për Napolin, ndërkohë që Osimhen dhe Kvartshkelia udhëheqin sulmin.

Formacionet:

UDINEZE: Silvestri, Perez, Bijol, Bekao, Ugogis, Lovriç, Uollas, Samarxhiç, Ehizibe, Pereira, Nestorovski
Trajner. Andrea Sotil

NAPOLI: Meret, Di Lorenco, Rrhamani, Kim, Olivera, Anguisa, Lobotka, Zielinski, Lozano, Kvartshkelia, Osimhen
Trajner. Luçiano Spaletiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat