Simoni bën tjetër pritje të bukur, 5 herë portën e paprekur në 10 ndeshje

Futboll

Simoni bën tjetër pritje të bukur, 5 herë portën e paprekur në 10 ndeshje

Më: 30 prill 2023 Në ora: 16:06
Simoni

Simon Simoni po rritet te Frankfurti dhe shihet si e ardhmja e Shqipërisë në portë.

Talenti shqiptar bëri një transferim disi të pazakontë duke kaluar nga Dinamo te Frankfurt. Pasi u stërvit me ekipin e parë, Simoni kaloi si portier titullar në skuadrën e dytë të Frankfurtit.

Në ndeshjen e fundit të fituar kundër Erlense në shifrat 1:0, portieri shqiptar bëri pritje shpëtimtare në minutat e para të takimit.

Kështu, në 10 ndeshjet e tij te Frankfurti, Simoni e ka mbajtur 5 herë portën e paprekur.

Ai ka pësuar 8 gola në total, por katër prej tyre erdhën disa javë më parë kur Friedberg e mundi ekipin e dytë të Frankfurtit në shifrat 4:2..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat