Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:47
Karim Benzema

Karim Benzema është kthyer në idhullin e ri për tifozët e Real Madridit. Sulmuesi francez arriti të fitonte edhe “Topin e Artë”, duke qenë protagonist absolut me fanellën madrilene.

Kontrata e sulmuesit skadon këtë verë, mirëpo palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin.

Benzema do të mbetet në Madrid por jo për shumë gjatë, duke qenë se do të firmosë një kontratë deri në verën e vitit 2024, megjithëse tifozët kërkojnë ta shohin duke mbyllur karrierën me Realin.

“Daily Mirror” raporton se palët tashmë e kanë mbyllur çështjen e rinovimit dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Benzema u transferua te Real Madrid në verën e vitit 2009 duke fituar gjithçka me fanellën e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat