Manchester City eliminon Bayernin, Interi kualifikohet

Futboll

Manchester City eliminon Bayernin, Interi kualifikohet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 prill 2023 Në ora: 20:54 Përditësuar në ora: 23:00 më 19.04.2023
Manchester City feston

Kush më kë do të takohet në gjysmëfinale të Champions League dhe data e ndeshjeve?

Real Madridi, kampion në fuqi, Milani, Interi dhe Manchester City, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League në futboll!

Reali deri me tash ka fituar 14 herë garën më prestigjioze, ndërsa Milani 7 herë, Interi tre herë dhe Manchester City asnjëherë nuk e ka shijuar këtë trofe.     

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 9 dhe 10 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 maj.

Të katër ndeshjet do të luhen në orën 21:00.e

Real Madridi do të presë Manchester Cityn në Estadio Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë, sikurse edhe Milani është mikpritës i Interit në takimin e parë.

Në gjysmëfinale takohen:

Real Madrid - Manchester City
Milan - Inter

Interi feston

Real Madridi, kampion në fuqi, Milani, Interi dhe Manchester City, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League në futboll!

Manchester City e ka eliminuar Bayernin e Interi Benfica-n, në takimin e kthimit.

CIty ka barazuar me rezultat 1:1 me Bayernin në “Allianz – Arena” por falë fitores në Manchester me 3:0, me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet më tej. 

Në gjysmëfinale takohen:

Real Madrid - Manchester City
Milan - Inter

Në minutën e 17-të, Leroy Sane i vetëm por goditja e tij shkoi pranë shtyllës pingule të majtë të Manchester Cityt.

Erling Haaland në minutën e 37-të dështoi nga penalltia, goditja e tij e fortë shkoi larg mbi portën e portierit të Bayernit, Sommer.

Në minutën e 55-të, Haaland humb një rast ideal, duke gjuajtur plogësht dhe drejt në duart e portierit Sommer.

Haaland në minutën e 57-të mashtron një lojtar, pastaj me mjeshtri ka shënuar për epërsinë e Manchester Cityt.

Në minutën e 81-të, Akanji shkakton penallti duke e prekur topin me dorë. KImmich nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1. 

Interi është në gjysmëfinale, pasi ka barazuar 3:3 në takimin e kthimit me skuadrën portugeze, Benfica.  

Ndeshja e parë ka përfunduar me 2:0 dhe Interi me rezultat të përgjithshëm 5:3 kualifikohet më tej. 

Në minutën e 14-të, Interi pas një veprimi të rrjedhshëm e të shpejt, Nicolo Barella del në skenë dhe brenda 16-shit, me goditje të fortë ka realizuar në këndin e epërm të djathtë të skuadrës portugeze. 

Në minutën e 38-të, Rafa Silva ka harkuar për bukuri dhe Frederik Aursnes godet bukur me kokë dhe ka barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 65-të, Interi ka avancuar me golin e Lautaro Martinez pas asistimit të Dimarcos.

Correa në minutën e 78-të, thellon rezultatn në 3:1.

Antonio Silva në minutën e 86-të, ka ngushtuar rezultatin dhe Musa ka barazuar 3:3 në minutën e 90+3.

Bayerni – Manchester City 1:1

Shënues: Kimmich (83' - nga penalltia) - Haaland (57').

Kartona tlë verdhë: Cancelo, Kimmich, Upamecano, Pavard, Stanishiq - Ederson, Gündogan, Ake.

Bayerni: Sommer, Pavard (Stanishiq 78'), Upamecano, de Ligt, Joao Cancelo (Davies 63'), Kimmich, Choupo-Moting (Tel 71'), Goretzka, L. Sane (Mane 63'),, Musiala (Muller 71'), Coman.
Manchester City: Ederson - Akanji, Stones, Ruben Dias, Ake (Laporte 66'),- Rodrigo, De Bruyne (Walker 88'), Gündogan - Bernardo Silva, Haaland (Alvarez 84'), Grealish.

Interi - Benfica 3:3

Shënues: Barella (14'), Martinez (65'), Correa (78') - Aursnes (38'), Antonio Silva (86'), Musa (90+3').

Kartona të verdhë: Rafa Silva, Musa, Neves.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni (D'Ambrosio 80'), Dumfries, Barella (Calhanoglu 76'), Brozoviç, Mkhitaryan, Dimarco (Gosens 80'), Dzeko (Lukaku 76') dhe La. Martinez.
Benfica: Vlachodimos, Gilberto (Neres 46'), Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo, Florentino, Chiquinho (Neves 80'), Joao Mario (Schjelderup 89'), Rafa Silva (Musa 80'), Aursnes dhe Goncalo Ramos (Guedes 74').

Interi barazon

(E plotësuar) - 86' Antonio Silva realizon dhe Interi - Benfica, 3.2.

83' Joshua Kimmich ka barazuar rezultatin 1:1.

82' Akanji shkakton penallti, duke e prekur topin me dorë.

78' Correa shënon për 3:1 për Interin.

70' Gjithçka duke se është e qartë, City drejt finales.

65' Interi avancon me golin e Lautaro Martinez pas asistimit të Dimarcos.

Bayerni – Manchester City 1:1

Shënues: Kimmich (83' - nga penalltia) - Haaland (57').

Kartona tlë verdhë: Cancelo, Kimmich, Upamecano, Pavard, Stanishiq - Ederson, Gündogan, Ake.

Bayerni: Sommer, Pavard (Stanishiq 78'), Upamecano, de Ligt, Joao Cancelo (Davies 63'), Kimmich, Choupo-Moting (Tel 71'), Goretzka, L. Sane (Mane 63'),, Musiala (Muller 71'), Coman.
Manchester City: Ederson - Akanji, Stones, Ruben Dias, Ake (Laporte 66'),- Rodrigo, De Bruyne (Walker 88'), Gündogan - Bernardo Silva, Haaland (Alvarez 84'), Grealish.

Interi - Benfica 3:3

Shënues: Barella (14'), Martinez (65'), Correa (78') - Aursnes (38'), Antonio Silva (86'), Musa (90+3').

Kartona të verdhë: Rafa Silva, Musa, Neves.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni (D'Ambrosio 80'), Dumfries, Barella (Calhanoglu 76'), Brozoviç, Mkhitaryan, Dimarco (Gosens 80'), Dzeko (Lukaku 76') dhe La. Martinez.
Benfica: Vlachodimos, Gilberto (Neres 46'), Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo, Florentino, Chiquinho (Neves 80'), Joao Mario (Schjelderup 89'), Rafa Silva (Musa 80'), Aursnes dhe Goncalo Ramos (Guedes 74').

57' Haaland mashtron një lojtar të Bayernit, i jep goditje të rëndë Bayernit, 0:1 për Manchester Cityn,

55' Haaland humb një rast ideal, duke gjuajtur plogësht dhe drejt në duart e portierit Sommer.

54' Nuk ka ende gola në Munih.

51' Ky rezultat nuk i duhet Bayernit, sepse e dërgon në shtëpi.

47' Interi nuk e ka qetësinë.Përfundojnë pjesët e para.

43' Sane kërcënon portën e skuadrës angleze.

42' Coman pati rast por nuk shënoi në portën e Manchester Cityt.

41' Bayerni po has në telashem pasi që City është i rrezikshëm.

37' Erling Haaland nga penaltlia godet fuqishëm por larg mbi portën e portiertit të Bayernit, Sommer.

38' Rafa Silva ka harkuar për bukuri dhe Fredrik Aursnes godet bukur me kokë dhe ka barazuar rezultatin 1:1. 

31' Pa gola në Munih.

29' Bayerni lufton me mish e më shpirt.

25' Interi po tregon lojë të mirë.

21' Sane godet bukur nga gjuajtja e lirë, mezi e ndal portieri Ederson dhe korrne.

20' Bayerni e ka presionin.

17' Leroy Sane i vetëm por goditja e tij shkoi pranë shtyllës pingule të majtë të Manchester Cityt.

16' Bayerni po has në mbrojtje të fortë nga rivali.

14' Interi pas një veprimi të rrjedhshëm e të shpejt, Nicolo Barella brenda 16-shit, me goditje të fortë ka realizuar në këndin e epërm të djathtë të skuadrës portugeze. 

10' Bayerni po sulmon.

7' Manchester City luan me qetësi.

4' Bayerni luan me kujdes,

1' Fillojnë ndeshjet.

Bayerni kërkon përmbysjen e madhe, humbje 3:0 nga Manchester City.

Inter - Benfica, formacionet zyrtare

Duke pasur një avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Interi gjendet me një këmbë në gjysmëfinale të turneut.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Da Luz” të Lisbonës, Interi e mposhti Benfican si mysafir me rezultat solid 2:0, ndërsa të dy skuadrat përballen sot në “Giueseppe Meazza” në ndeshjen e kthimit.

Të dy skuadrat rikthehen nga humbjet në kampionatet e tyre, ku Benfica u mposht nga Chaves me rezultat 1:0, sikurse Interi që pësoi humbje me rezultat të njëjtë si vendas nga Monza.

Duke marrë parasysh se Interi ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në të cilat kishte triumfuar me epërsi prej dy golave si mysafirë, edhe sot “Nerazzurët” konsiderohen favorit për ta prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.

Formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko

Benfika (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, António Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Aursnes, Rafa Silva, João Mário; Goncalo Ramos.

Bayern - Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

Bayern Munich-Man City, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.

Kjo është ndeshja e dytë çerekfinale e këtyre dy ekipeve, ndeshje që luhet në “Allianz Arena”.

Ndeshja e parë në Angli përfundoi me fitore bindëse 3:0 të Manchester Cityt.

Bayerni në presion të madh nga Manchester City

Gjithçka është gati për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League në futboll.

Manchester City ka kapital të madh ndeshja e parë, pasi që e mundi me 3:0 Bayernin.

Po ashtu kapital të madh ka edhe Interi, ngase e mposhti me 2:0 Benfica-n. 

Bayerni – Manchester City

Bayerni: Sommer - Pavard, Upamecano, de Ligt, Joao Cancelo - Kimmich, Goretzka, L. Sané, Musiala, Coman.
Manchester City: Ederson - Akanji, Stones, Ruben Dias, Aké - Rodrigo, De Bruyne, Gündogan - Bernardo Silva, Haaland, Grealish

Interi - Benfica

Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozoviç, Mkhitaryan, Dimarco,- Dzeko dhe La. Martinez.
Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo - Florentino, Chiquinho, Joao Mario, Rafa, Aursnes dhe Goncalo Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat