Fitore emocionuese e Celtic-ut

Futboll

Fitore emocionuese e Celtic-ut

Më: 8 prill 2023 Në ora: 21:42
Pamje nga ndeshja

Celtic mposhti Rangersin në derbin e përjetshëm me rezultatin 3:2, duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion

Dopieta e Furuhashit dhe goli i Zhotës, i siguruar 3 pikët e radhës Celticut, ndërkohë që për Rengers, realizoi dopietë Tavernier.

Vlen të theksohet fakti se në këtë duel në stol ndodhej dhe talenti Roko Vata, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke përjetuar emocione fantastike.

Me fitoren e sotme, Celtic shkoi në kuotën e 88 pikëve në krye të tabelës, me një diferencë prej 12 pikësh nga Rangers.

17-vjeçari Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, nuk pati shansin për të prekur fushën e blertë, teksa shpreson ta bëjë këtë gjë në ndeshjet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat