Scholes këshillon ish - skuadrën

Futboll

Scholes këshillon ish - skuadrën

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:06
Scholes

Manchester United këtë sezon ka pasur një ngërç në majën e sulmit teksa në janar Djajtë e Kuq i besuan një zgjedhje emergjente si Wout Weghorst.

Megjithatë, për sezonin e ardhshëm trajneri Erik ten Hag pretendon një tjetër sulmues, me më shumë prestigj.

Dhe, një këshillë për drejtuesit e klubit vjen nga legjenda Paul Scholes i cili shprehet se i duhuri për Manchester United është Lautaro Martinez.

“Sa i përket Kane nuk mendoj se ai nuk do të largohet nga Tottenham, është shumë e vështirë të negociosh me Dan Levy.

Nga ana tjetër, Osimhen është një sulmues i shkëlqyer por në mendimin tim ai është një lojtar që përshtatet më së shumti me Chelsean.

Për mënyrën si luan Erik ten Hag mendoj se lojtari që përshtatet më shumë është Lautaro Martinez”, u shpreh Scholes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat