Hajduku U19 i Splitit shkakton senzacion, kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League

Futboll

Hajduku U19 i Splitit shkakton senzacion, kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League

Nga: K. G. Më: 15 mars 2023 Në ora: 21:16
Hajduku U19 feston

Hajduku U19 i Splitit është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League.

Ata shkaktuan senzacion në Dortmund, ku ishin më të suksesshëm se bashkëmoshatarët e tyre të Borussia Dortmundit, të cilët i mundën në penallti me rezultat 9:8, pasi në kohën e rregullt takimi përfundoi baras (1:1.

Hajduku kaloi në epërsi në minutën e 71-të me golin e Mate Antunoviq, por vetëm pesë minuta më vonë Julian Rijkhoff barazoi në 1:1 nga penalltia.

Heroi i Hajdukut ishte portieri Borna Buljan, i cili ndaloi goditjen nga penalltia të Filippo Manes në gjuajtjen e nëntë dhe më pas Ante Kavelj ishte i saktë dhe i çoi splitasit në gjysmëfinale.

Hajduk do të luajë kundër gjigantit italian Milan në gjysmëfinale më 21 prill, ndërsa dyshja tjetër gjysmëfinale përbëhet nga skuadra holandeze AZ Alkmaar dhe ajo portugeze Sporting nga Lisbona.

Të dyja gjysmëfinalet do të luhen në Nyon, si dhe finalja me 24 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat