Hallaçi është i bindur

Futboll

Hallaçi është i bindur

Më: 1 mars 2023 Në ora: 19:33
Rrahman Hallaçi

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e ka cilësuar një humbje nga episodet atë të skuadrës së tij me shfirat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Teutës.

Ai ka kontestuar sidomos penalltinë që u dha avantazhin durrsakëve në këtë duel.

“Skuadra ka dominuar totalisht ndeshjen, sidomos pjesën e parë.

Kemi krijuar shumë raste, mbajtëm topin dhe kundërshtari nuk është se na vuri në vështirësi.

Edhe në pjesën e dytë u munduam. Nuk është se merrem shumë me arbitrimin, dua t’ia lë stafit sportiv.

Por nëse arbitri nuk e sheh mirë një moment te penalltia, dy lojtarët janë duke vrapuar, këmbët janë në anësore, nuk e di pse nuk u dha faull  për ne.

Duhet të jenë pak më të kujdesshëm se mendoj se Daci ka bërë faull ndaj Bytyçit se këmba e tij shkon te mbrojtësi, më vjen keq për këto.

Jam i kënaqur nga skuadra për atë që prodhoi dhe jam i bindur se me këtë skuadër do të tentojmë me patjetër kualifikimin, fola me skuadrën dhe është çdo gjë e hapur, shpresojmë të arrijmë kualifikimin.

Do të jemi të kujdesshëm, por që edhe arbitrat të jenë.

Nuk them se i dhuroi arbitri diçka, por se bëjmë lëvizjet tona taktike dhe kur ka raste të tilla na vjen keq, se Daci çon këmbën te Bytyçi. Ose të mos jepte fare asgjë.

Barbosa pret krosime nga anësorët, ai është munduar.

Nuk po shënon dot golin. Rashiti do të jetë gati, pastaj si sulmues të parë nuk mund të them se kemi tjetër.

Por janë mjaftueshëm për këtë pjesë kampionati.

Mund të mendojmë edhe për ndonjë tjetër, me vjen keq kur skuadra po prodhon futboll.

Dua mendim për rastin e 11-metërshit se nuk m’u duk i tillë.

Loja është garanci për vazhdimësinë, kualifikimin e quaj të hapur, do na duhet gol dhe do të jetë ndryshe.

Do mundohemi ta vendosim në presion ekipin e Teutës, duhet të jemi te porta, nuk duhet të falim momentet mjaft të mira si sot.

Duhet t’i shfrytëzojmë, është e drejtë ajo që thoni se nuk mjafton vetëm loja”, tha Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat