Media italiane: Është i preferuari i Gasperinit

Futboll

Media italiane: Është i preferuari i Gasperinit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:46
Atalanta

Berat Gjimshiti kaloi një moment jo të lehtë pas ardhjes nga dëmtimi te Atalanta.

Situata kishte ndryshuar nga më parë dhe Gasperini kishte ndryshuar të preferuarit e tij, për më tepër që kishte më shumë alternativa dhe konkurrencë në mbrojtje.

Kështu Gjimshiti qëndroi për disa ndeshje në stol derisa mbërriti momenti i tij.

Tashmë mbrojtësi shqiptar është kthyer në nivelin më të lartë dhe ka fituar sërish besimin e Gasperinit.

Për këtë arsye edhe “CalcioAtalanta” ka shkruar një artikull:

“Berat Gjimshiti e ka kaluar Merih Demiral në hierarki. I pari po mbizotëron mbi të dytin.

Të paktën deri tani e ka fituar në masë të madhe. Në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës, Gjimshiti ka qenë gjithmonë në fushë nga fillimi dhe deri në fund, së bashku me Musso dhe Toloi.

Pra mbrojtësi shqiptar është pjesë e një elite shumë të vogël”, shkruhet mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat