Pedro: Nuk ishte lehtë ndaj Sampdorias, do të jetë vështirë kundër Napolit

Futboll

Pedro: Nuk ishte lehtë ndaj Sampdorias, do të jetë vështirë kundër Napolit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:04
Pedro

Sulmuesi i Lazios, Pedro, ka folur pas fitores kundër Sampdorias.

‘Lacialët’ mbrëmë mundën Sampdorian (1-0), duke bërë një hap të madh në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Pedro tha se ka pritur një ndeshje të vështirë, por sipas tij, Lazio krijoj më shumë raste dhe me meritë fitojë ndeshjen.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por mendoj se luajtëm lojën tonë dhe krijuam shumë raste.

Këto janë ndeshjet më të këqija”, tha spanjolli.

Lazio të premten përballet me liderin e tabelës, Napolin. Pedro e pranon se dueli me ‘napolitanët’ do të një ndeshje e vështirë, por ai beson se skuadra e tij, do të jep më të mirë në duel me Napolin.

“Kemi pak ditë për t’u përgatitur, por duhet të punojmë sa më mirë. Do të përpiqemi që atje të luajmë lojë të mirë, do të jetë e vështirë”, ka theksuar Pedro.

Pas fitores kundër Sampdorias, Lazio është në vendin e katërt me 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat