FIFA nderon “legjendën” Pele me çmimin “The Best”

Futboll

FIFA nderon “legjendën” Pele me çmimin “The Best”

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Ndër çmimet e dhëna në ceremoninë e FIFA-s, një vlerësim tepër i veçantë shkoi për legjendën e futbollit botëror, Pele, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë mbrëmjen e 29 dhjetor të vitit të shkuar, pas problemeve të rënda shëndetësore.

FIFA vendoi të nderojë kujtimin e tre herë kampionit të botës si pjesë e kombëtares braziliane.

Për këtë aryse çmimi iu dorëzuar gruas së legjendës, Marcia Aoki.

Ndërkaq, çmimin gruas së Pele ia dorëzoi një tjetër emblemë e futbollit braziliani, ish-sulmuesi i “seleçaos”, Ronaldo Fenomeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat