Tjetër penalizim pikësh për Juventusin

Futboll

Tjetër penalizim pikësh për Juventusin

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:26
Juventusi

Heqja e 15 pikëve nga renditja e këtij sezoni për Juventusin nuk është penaltiteti i vetëm me të cilin do të përballen bardhezinjtë.

Çështja e plusvalencave është vetëm njëra nga ato për të cilat u hetua klubi, që ka kryer parregullsi në bilancet financiare për të anashkaluar penalizimet për bilance me humbje të mëdha.

Hetimi nga ana e “Guardia Di Finanza” pritet të përfundojë shumë shpejt dhe dëshmia e dhënë nga Paolo Dibala, parashikohet të jetë vendimtare për të kuptuar manovrat e parregullta me të cilat klubi torinez manipulonte bilancet financiare.

Argjentinasi ka dëshmuar për mënyrën se si janë deklaruar “të falura” rrogat në vitet 2020 dhe 2021. Autoritetet italiane kanë kërkuar detajet e asaj që ndodhi me shumën e 3,7 milionë eurove në total që lojtari “kishte falur” dhe nëse e kishte marrë në mënyrë tjetër nga klubi pa u regjistruar në bilancet e tij.

Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport”, ka publikuar lajmin se fundi i këtij hetimi pret të sjellë një tjetër goditje të rëndë për Juventusin.  

Sa i përket vitit 2020, sipas saj do të ketë gjoba për Juventusin, ndërsa manovra e vitit 2021 do të jetë ajo që do t’u kushtojë më shtrenjtë bardheiznjve.

Gazeta pranë klubit, parashikon gjoba të rënda financiare, nga 40 deri në 120 milionë euro, si dhe heqjen e pikëve në kampionat, me një numër ende të paqartë në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat