Akuza të tjera të rënda, ai të sheh vetëm në mes e poshtë, kështu deklaron një vajzë

Futboll

Akuza të tjera të rënda, ai të sheh vetëm në mes e poshtë, kështu deklaron një vajzë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:32
Le Graët

Stuhia që rrethon Nowl Le Graët, presidentin kontrovers të pezulluar nga detyra i Federatës Franceze të Futbollit, nuk shuhet. Në pritje të verifikimeve nga Ministria e Sportit Franceze, ndaj tij është hapur një hetim për ngacmim të dyshuar seksual dhe moral.

Herë pas here shfaqen akuza të reja ndaj tij. Kësaj radhe i takon gazetës “Presse-Océan” të publikojë akuzat e një ish-bashkëpunëtori (i cili mbeti anonim) të Le Graet, i cili pretendon se ka marrë vendimin të flasë pasi ka lexuar atë që Sonia Souid (agjentja e futbollisteve femra, që denoncoi qëndrimet ekuivoke të presidentit).

“Më tha se duhet të jesh seksi, – thotë dëshmitarja (vajzë) anonime.

"Ai  mendon vetëm poshtë brezit. Ne i thamë njëri-tjetrit se ishte “ma*iak”, se ishte i sëmurë.

Kur i rezistova, më dërgoi në ferr”.

Le Graet nuk iu është përgjigjur akuzave të reja, por përmes avokatëve të tij ka nënvizuar se do të flasë vetëm kur “të ketë lexuar raportin e inspektimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat