Ochoa shpjegon pse zgjodhi Italinë

Futboll

Ochoa shpjegon pse zgjodhi Italinë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:06
Ochoa

Guillermo Ochoa, portieri i famshëm meksikan, surprizoi jo pak në merkaton e dimrit teksa u transferua nga kampionati vendas në Serie A tek Salernitana.

37-vjeçari mesa duket e kishte një objektiv aktivizimin në elitën italiane para se t’i japë fund karrierës dhe këtë e shpjegon në një intervistër për “Sportweek” në të cilën shprehet se ai është rritur duke parë kampionatin italian, aty ku e tërhiqnin figura si Buffon, Del Piero, Pirlo e Shevchenko.

“Zgjodha Salernitanën sepse ishte një nga klubet e para që më kërkoi dhe nuk doja që të kalonte shumë kohë para se unë të rikthehesha sërish në fushë.

Por, Salernitanën dhe Italinë e zgjodha gjithashtu sepse jam rritur duke parë Juventusin e Buffon, Del Piero apo Milanin me Pirlon dhe Shevchenkon.

Unë jam një fans i Serisë A. Në fakt, mes vitit 2018 dhe 2019 kur luaja me Standart Liege mund të bëhesha pjesë e Serisë A pasi më kërkonte Napoli, por trajneri në atë kohë i Liege refuzoi dhe më pas Napoli zgjodhi Ospinën”, u shpreh Ochoa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat