Marotta jep përgjigjen e prerë fare…

Futboll

Marotta jep përgjigjen e prerë fare…

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:28
Kessie

Boshti i tregut të transferimeve mes Interit dhe Barcelonës ftohet. Ideja e një shkëmbimi midis Correa dhe Depay u zbeh shpejt. Giuseppe Marotta mohon thashethemet rreth emrave të Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie. “Nuk ka asgjë fare”, – ishin fjalët e shkurtra, por të qarta të CEO zikaltër për “Mundo Deportivo” në lidhje me shkëmbimin e mundshëm.

Ideja erdhi nga Spanja, duke qenë se mesfushori nag Bregu i Fildishtë është në thelb jashtë planeve të Xavi, i cili në vend të kësaj e sheh kroatin si një element shumë më të duhur në mekanizmat e Barçës (i cili, ndër të tjera, mund të humbasë Busquets në qershor).

Zikaltrit, pasi kanë rinovuar me kroatin deri në vitin 2026, nuk duan ta privojnë veten nga “strumbullari” i mesfushës, edhe nëse disa argumente, si taktike dhe ekonomike, qëndrojnë të paktën në nivel teorik.

Megjithatë, burimet spanjolle këmbëngulin: pas Superkupës së Italisë do të zyrtarizohet një propozim për Interin, duke qenë se është një marrëveshje që po flitet për janarin. Me Calhanoglu që ka zëvendësuar kroatin gjatë dëmtimit dhe investimin e Asllanit, i cili në planin afatgjatë do të kërkojë gjithnjë e më shumë hapësirë, Barça dëshiron të shfrytëzojë momentin.

Me Kessie në përbërje, Interi do të kishte një lojtar ekstra muskuloz, ndërsa “vrima” në regji do të kompensohej me rolin e ri të marrë nga lojtari turk. Jo vetëm kaq: ish-lojtari i Milanit është katër vjet më i ri se Brozovic, pra një investim më futurist.

Në nivel ekonomik, situata e të dyve është e ngjashme. Kessie mbërriti pa asnjë kosto, ndërsa Interi tani ka amortizuar koston e transferimit të Brozovic. I pari fiton 6.5 milionë neto, plus një bonus, i dyti 6.5 milionë neto, duke përfshirë bonuset. Të dyve iu skadojnë kontratat aktuale në vitin 2026.

Kjo është arsyeja pse zikaltrit nuk do të pranonin një shkëmbim të barabartë. Me pak fjalë, intriga është e vështirë të zgjidhet, të paktën menjëherë. Dhe fjalët e Marotta-s duket se e vërtetojnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat