Enrique mbetet favorit

Futboll

Enrique mbetet favorit

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:27
Enrique mbetet favorit

Luis Enrique është trajneri që kombëtarja e Brazilit dëshiron ta vendosë në krye të skuadrës së tyre.

Të udhëhequr Tite tashmë i larguar, ata u eliminuan në çerekinalen e Katar 2022. Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është sot favoriti kryesor për të marrë drejtimin në fillim të vitit 2023. Presidenti i Federatë të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, kthehet në punë sot (e enjte) pasi kishte qenë me pushime. Ndër çështjet urgjente për t’u zgjidhur është emri i trajnerit të ri.

Dëshira e tij ka qenë Pep Guardiola, por trajneri katalanas nuk është gati të largohet nga Manchester City, i cili mendon se tashmë ka ekipin e kompletuar dhe dëshiron të provojë të fitojë Champions League.

Më pas ai tentoi Ancelottin, por tekniku italian nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid. Tashmë radhën e ka Luis Enrique, i cili është pa ekip pas largimit nga kombëtarja spanjolle. Ai vlerësohet për guximin e tij për të përdorur në fushën e lojës të rinjtë, që është element kyç në procesin e rinovimit sepse Brazili ka një prodhim të shkëlqyer të moshave nën 20 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat